Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar protestën e djeshme, të thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Sipas Veliajt, godina e bashkisë është monument kulture, ndërsa shtoi se interesi i protestës është tërësisht banal dhe jo parimor.

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh.

Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor”, tha Veliaj.