Mijëra qytetarë kanë protestuar sot në Athinë pas përplasjes së dy trenave në Tempi, pranë qytetit të Larisës, ku humbën jetën 57 persona. Qytetarët bllokuan disa nga rrugët e kryeqytetit të Greqisë, ndërsa janë përplasur dhe me forcat e policisë.

Pas aksidentit, Ministri i Transportit i Greqisë dha dorëheqjen, ndërkohë që një sindikatë e punëtorëve hekurudhor është në grevë, duke akuzuar qeverinë për “mosrespektim” në këtë sektor.

Nga përplasja e dy trenave mbetën të plagosur dhjetëra persona, ku gjashtë prej tyre janë në gjendje kritike për shkak të lëndimeve në kokë dhe djegieve të rënda.