Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur për mediat në protestën para bashkisë së Tiranës. Këlliçi tha se sot SPAK ndodhet para dy opsioneve, të çojë para drejtësisë Veliajn ose të shembë reformën në drejtësi.

Ai tha se “çdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me dononcime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë.”

KëlliçiNe nuk kemi ndonjë pritshmëri që një hajdut që qëndron aty do të japë dorëheqje. SPAK qëndron sot para dy opsioneve. Ose do të çojë para  drejtësisë një hajdut të kapur në flagrancë ose do të shembë reformën në drejtësi dhe vetë Dumani i cili në raportin që ka shkuar vetë e ka cituar emrin e Veliajt 11 herë, si person të lidhur me inceneratorin e Tiranës.

Tani o ka Dumani të drejtë, ose do të bjerë Reforma në Drejtësi, sepse zgjidhje tjetër nuk mund të ketë. Në vijojmë t’i qëndrojmë kërkesës tonë për të cuar para drejtësisë të gjitha ta që kanë vjedhur taksat e qytetarëve. Çdo ditë kalon ne njihemi me fakte të reja me dononcime të reja për të gjithë ekipin dhe zinxhirin elektoral të Veliajt në Tiranë.