Pas përfundimit të protestës së opozitës u ngrit një grup hetimor që po merret me identifikimin e personave që kryen akte të dhunshme gjatë protestës, duke dhunuar pronën publike.

Deri më tani raportohet për 20 persona të shoqëruar. Pak më parë, I raportua se u shoqërua në polici ish-drejtori i policisë bashkiake, Florenc Hoxha. 

Në ditët në vijim policia thotë se do kryejë të tjera shoqërime.