Me thirrjet “Presidenti kukull” protestuesit i janë drejtuar Presidencës ku qendron Bajram Begaj.

Qytetarët protestuan fillimisht para Ministrisë së Brendshme shkuan në Kryeministrisë ku ndezën qirinj në kujtim të 7-vjeçares që u vra në Potam të Himarës pasi u përplas nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase.

Qytetarët i kërkuan kryeministrit Rama që të shkarkojë deri të hënën ministrat Çuçi, Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Protestuesit paralajmëruan se nëse Rama nuk zbaton ultimatumin e tyre, nuk do i ndalin protestat.