Për të nëntën ditë radhazi, qytetarët shqiptarë do të “zbarkojnë” sot në shesh kundër qeverisë së Edi Ramës.
Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, ata iu bëjnë thirrje të gjithëve që t’u bashkohen në sheshin Skënderbej në orën 18:00 për të vijuar më pas drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit përpara kryeministrisë.
Qytetarët në fillim ngritën zërin kundër projektit turistik që do të ndërtohet në Zvërnec duke kërkuar anulimin e tij, por thirrjet e tyre u zgjeruan edhe më tej duke kërkuar largimin e Edi Ramës për shkak të pakënaqësive gjithnjë e në rritje ndaj qeverisë së tij.
Ata kanë paralajmëruar se do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Protestat janë zgjeruar edhe në shumë qytete të tjera jo vetëm në Evropë por edhe në SHBA dhe Kanada kundër qeverisë.






