Partia Socialiste zyrtarizon Ervin Demon për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Beratit.

Drejtuesi politik i Beratit Bledi Çuçi tha se besimi te kandidatura e Demos është rezultat i punës që ka bërë këto katër vite.

“Në Asamblenë e Partisë Socialiste konfirmuam Ervin Demon si kandidati ynë për zgjedhjet e 14 majit. Besimi për një mandat të dytë është rezultat i punëve të mira që janë bërë këto 4 vite në Berat dhe garanci për vazhdimin e projekteve e investimeve që shndërrojnë këtë bashki në një qendër të rëndësishme të turizmit në vendin tonë”.

Çuçi theksoi se Berati është një markë ndërkombëtare për vlerat që ka si pjesë e UNESCO-s, një qytet që meriton vëmendje të posaçme e që kurrsesi ne nuk mund ta lemë në duart e atyre që as nuk dinë e as nuk duan të punojnë për të.

Ai shtoi se PS është e mobilizuar si asnjëherë më parë jo vetëm për të fituar bashkinë, se këtë sipas tij nuk e dyshojnë as kundërshtarët e tyre, por për të siguruar edhe shumicën në Këshillin Bashkiak.

“Përgëzime Ervinit, socialistëve dhe qytetarëve të Beratit”.