Motra e Asim Gjonit, Brunilda Gjoni ka treguar detaje se si ka reaguar babai i saj, Hekuran Gjoni, pasi vrau vëllain e saj me thikë.

Në një intervistë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News 24, Brunilda deklaroi se ai u mundua ta ndihmonte dhe se u bë pishman pas vrasjes. Ndërkohë që ka shtuar se në ato momente i ishin errësuar sytë dhe se nuk dinte si të vepronte nga dhimbja e madhe. 

Pjesë nga Intervista:

Babai juaj pati ndonjë reagim pas ngjarjes?

Ai u mundua ta ndihmonte, por donte të merrte peshqirin. U bë pishman, tha o bijë “ose do të kishte vrarë, ose do ta vrisja se nuk ndryshonte”.

E pyeta i thashë “pse o ba e bërë këtë punë”. Oj bijë tha mu errën sytë, nuk kisha çfarë të bëja kur po më shtrëngonte.”

Si reaguan fëmijët e tu për vdekjen e dajës?

U erdhi keq, edhe mua. Por kjo tragjedi do të ndodhte, lërë çfarë thonë që kemi kaluar mirë, asnjëherë nuk kanë kaluar mirë si familje, për një gjë të vogël merrnin thikat, ziheshin me babin. Shkonin tek babi e ngacmonin, i shkonin në shtëpi.