Aktori Alec Baldwin qëlloi aksidentalisht me armë gjatë xhirimeve të filimit “Rust”, duke lënë të vdekur drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins dhe duke plagosur regjisorin Joel Souz.

Ndërkohë janë zbardhur fjalët e para që ai tha pas tragjedisë.

“Pse më dhanë një armë të mbushur, pse më dhanë një armë të mbushur?”,- mësohet të ketë thënë aktori, i cili duket në gjendje të rënduar psikologjike në foto.

Mike Tristan, një armator i Hollivudit me përvojë 30-vjeçare, tha se përgjegjësia përfundimtare për sigurinë e armëve në setin e filmit i takon armaturës.

Duhet të kishte plumba fals në armë, detyra e armatorit në set është ta kontrollojë armën përpara se të dorëzojëAta pastaj sigurohen që aktori të qëndrojë në një vend të caktuar dhe të mos e drejtojë kurrë armën tek ekuipazhi apo kasti… është editimi ai që e bën të duket sikur ata po ia drejtojnë kolegut të tyre.

Kjo është arsyeja pse të gjithë në industri janë shumë të hutuar. Mënyra se si ndodhi kjo, është një mister total për momentin”,- tha Tristan.