Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka zgjedhur që të vizitojë Beogradin dhe Tiranën si vizitë lamtumire.

Kancelarja dje ishte në Serbi, ndërsa sot mbërriti në Tiranë ku zhvilloi një bisedë me Edi Ramën, ndërsa do të takohet edhe me krerët e shteteve të tjera.

Mirëpo këto ditë është ngritur pyetja pse Merkel nuk vizitoi edhe Kosovën. Lidhur me këtë për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë gjermane.

Christian Lichtwardt ka thënë se do të ishte shumë e vështirë që të vizitoheshin të gjashtë kryeqytetet për shkak të aspektit logjistik dhe për shkak të kohës. Megjithatë thonë se janë të lumtur që të gjithë kanë rënë dakord për të shkuar në Tiranë.

“Logjistikisht dhe në aspektin kohor, do të kishte qenë e vështirë të udhëtosh në të gjashtë kryeqytetet.  Prandaj, ne jemi të kënaqur që të gjithë ranë dakord të vinin në Tiranë”, tha Lichtwardt.