27 maj 2015 – Në çdo reklamim të kompanisë amerikane, ora në pajisjet e saj “iPhone” shënon 09:41 dhe në ato “iPad” 09:42.

Portali i informacioneve nga bota e teknologjisë, “Quora” shpjegon pse ndodh kjo. Më 9 janar të 2007-s, Steve Jobs kërkoi që të mbahej shënim ora e saktë e prezantimit të “iPhone” në ekranin gjigant pas krahëve të tij. Ai u ngjit në skenën e konferencës “Macworld & Expo” në orën 09:00 dhe pasi foli për 40 minuta për produktin e ri, kërkoi që pamja t’i shfaqej në ekranin e madh. Ora ngriu në 09:41 dhe që prej 9 janarit e në vazhdim, "Apple" ruajti traditën, duke prezantuar produktet pasaardhëse përafërsisht në të njëjtën orë edhe pas ndarjes nga jeta të Steve Jobs.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/