Në polici ka mbërritur denoncimi i parë për rastin e videove të publikuara të kompozitorit Adi Hila.

Denoncimi ka ardhur për shpërndarjen e videove në faqet online në internet.

Ndërkohë, një ditë më parë Adi Hila u paraqit në Komisariatin e Policisë për të bërë dëshminë e tij, ku u shpreh se kamerat në shtëpinë e tij i ka vendosur për arsye sigurie, ndërsa shtoi se nuk janë publikuar nga ai.

Gjithashtu mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Hilës, ku janë gjetur kamera, por nuk dihet nëse janë ato që kanë regjistruar videot e vitit 2024.