Zjarri që ka rënë prej mbrëmjes së të enjtes në malin e Manatisë, pranë aksit të vjetër Lezhë-Milot, vijon të jetë aktiv edhe mëngjesin e sotëm.

Era e fortë ka ndikuar në përhapjen e flakëve në terren, duke vështirësuar punën e ekipeve që ndodhen në zonë. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave, duke mbajtur nën monitorim situatën dhe duke marrë masa për të shmangur afrimin e flakëve drejt zonave të banuara.

Prej orës 08:00 ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri me helikopter. Mjeti ajror po kryen hedhje uji në pjesët e prekura, me synim frenimin e përhapjes dhe izolimin e vatrave aktive.