Sali Berisha ka reaguar sërish sot lidhur me publikimin e të dhënave nga sistemet MEMEX dhe TIMS, pas sulmit të hakerave ndaj faqeve zyrtare qeveritare.

Berisha tha se të dhënat e shqiptarëve janë vendosur në kontroll të plotë nga krimi shtetëror, pasi siç u shpreh ai në sulmin kibernetik nuk janë vetëm hakerat iranianë.

Ndër të tjera Berisha lëshoi akuza në sistem të drejtësisë, kur tha asnjë njeri nuk është ndaluar për sulmin kibternetik sepse drejtësia është vegël e partisë-shtet.

“Denoncoj vendosjen në kontroll të plotë nga krimi shtetëror i të gjitha të dhënave të këtij vendi me gjithë mohimet e papërgjegjshme të kreut të shtetit që funksionon si një shtet i mafies, njoftimi më parë rezulton 100 % I vërtetë

Sot nga MEMEX, i cili përbën kartotekën e punës 30-vjeçare të policisë së shtetit, janë publikuar 105 mijë emra shqiptarësh të dyshuar të hetuar nga policia për krime të llojeve të ndryshme.

Nga sistemi janë ekspozuar emrat në mënyrë që të paralajmërohen të gjithë ata që janë në vëzhgim janë në hetim, janë në shqyrtim për aktivitete të ndryshme kriminale. Është ky një moment i rrezikshëm për vendin, është një moment që dëshmon se cdo gjë ndodhet në duart e krimit. Një moment ku Shqipëria bëhet vendi më I rrezikshëm në Ballkan dhe Europë, paralajmëron kontigjentet se janë në ndjekje policore dhe se për të shpëtuar duhet të largohen. Informoj se nga data 15 korrik deri më sot, nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve, të gjitha të tjerat janë mashtrime. Sistemet janë në mishërën e atyre që po i sulmojnë dhe shkatërrojnë.

TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakera qeveritar për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve me grupe trafikantesh e kriminelë, udhëtimet e përbashkëta që janë provë e bashkëpunimit të krimit me politikën.

Nxjerrja e të dhënave të kartotekës, përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz, tërësisht në duar e krimit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe, këtë veprimtari kriminale, shtetërore, e kam të qartë se hakerat iranianë sulmuan portalin e Albania dhe e besoj raportin e publikuar, po absolutisht të dhënat faktojnë se nuk janë të vetëm. Sistemet dixhitale u shkatërruan nga kombinime hakerash qeveritar.

A ka një të ndaluar të arrestuar, për të gjithë këtë shembje të infrastrukturës dixhitale të vendit? Asnjë, sepse drejtësia është një vegël e partisë shtet dhe zbaton vetëm urdhrat e saj”, tha Berisha.