KINE– Këta në foto nuk janë trafikantë droge që po numërojnë fitimet e tyre.

Janë punonjës të një banke në Kinë që po numërojnë paratë që ka depozituar një klient.

Klienti, zoti Cui, kishte mbledhur rreth 162 mijë jen, ose afër 20 mijë euro, për një periudhë prej gjashtë muajsh.

Cui kishte kërkuar në shumë banka të depozitonte shumën, por vetëm një Banka Zhengzhou në Henan pranoi të merrte shumën.

Mediat në Kinë thonë se u deshën tre ditë për tre punonjëse që të sistemonin vetëm një pjesë sa një e dhjeta e shumës.