Vlore, 1 dhjetor 2013- Një pusetë pa kapak ndodhet edhe në mes të Sheshit të Flamurit. Duket se pas akuzave nga Prokuroria, kryebashkiaku i Vlorës nuk i ka kushtuar vëmendje detajeve për festën e Pavarësisë, që qeveria vendosi ta festojë në Vlorë. Kjo kuptohet sapo sheh këtë foto të postuar në rrjetin social, Facebook. Një pusetë pa kapak, një rrezik më vete, por që nga sa dallojmë në foto, kryeministri e ka kapërcyer. I habitur ka mbetur Presidenti Bujar Nishani, kryeparlamentari Ilir Meta dhe me vështrim stoik ngulur mbi boshllëkun e pusetës, dora vetë kryebashkiaku Gjika. Badigardët janë në krye të detyrës për të shmangur cdo incident të mundshëm. 
Që kapakët e pusetave vidhen rëndom për tu shitur për skrap, kjo nuk përbën me cudi në Shqipërinë tonë të dashur, por që puseta të kthehej në një rrezik për kokat e shtetit, kjo nuk kishte ndodhur më parë … 

/balkanweb/