Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të mos ndërhyjnë në tensionet midis Iranit dhe Izraelit.

Sipas “Times of India” kërcënimi i Putinit erdhi pasi Shtetet e Bashkuara thanë se kishin rrëzuar disa prej dronëve të nisur nga Irani drejt Izraelit.

“Nëse Biden mbështet Izraelin, ne nuk do të rrimë duarkryq duke duke mos bërë asgjë”,- raportohet të jetë shprehur thotë Putin.

Më herët, Izraeli tha se rreth 300 dronë dhe raketa u hodhën nga Irani, ndërsa disa të tjera edhe nga Iraku dhe Jemeni.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit deklaruan se 99% e tyre u rrëzuan përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se SHBA-ja e ndihmoi Izraelin që “t’i rrëzonte pothuajse të gjitha”.

Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar dislokoi avionët e saj luftarakë në rajon. Kjo është hera e parë që Teherani e sulmon drejtpërdrejt Izraelin.

Misioni i Iranit në OKB e citoi dispozitën e Kartës së OKB-së për vetëmbrojtje dhe tha se e konsideron operacionin “çështje të përfunduar”.

Megjithatë, paralajmëroi se do të përdorë më shumë forcë nëse Izraeli përgjigjet në të njëjtën mënyrë.