Aktorja Jonshel Alexander është qëlluar për vdekje në Luiziana.

22-vjeçarja dhe një burrë u qëlluan brenda një automjeti në New Orleans dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Ndërsa personi me të cilin ndodhet në mjet është dërguar në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në moshën 12-vjeçare, Alexander luajti personazhin Joy Strong në filmin “Beasts of the Southern Wild”, një dramë e xhiruar pranë Houma, që rrëfente historinë e një komuniteti të varfër bayou në Luiziana që luftonte për mbijetesë.

Filmi fitoi Çmimin e Madh të Jurisë në Festivalin e Filmit Sundance dhe u nominua për katër çmime Oscar, përfshirë filmin më të mirë.