30 nentor 2013- Qëlloi me armë zjarri ndaj dajës së tij, policia ka arrestuar shtetasin F. Makaj nga Lezha. Krimi ndodhi sot paradite afër Shën Kollit në qytetin e Lezhës. Paulin Tusha ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij kur është qëlluar nga nipi i tij.Policia thotë se nga të shtënat ka vetëm dëme materiale. Autori është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar pak kohë më pas për akuzën e vrasjes së mbetur në tentative.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërkohë policia ka sekuestruar edhe armën e zjarrit të F. Makajt, si dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





