Policia e Lushnjes ka njoftuar se ka shoqëruar një 55-vjeçar i cili ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Butë njoftojnë se ngjarja ka ndodhur ndërsa 55-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë: 

Shtetasi E. Xh., 55 vjeç, banues në Lushnjë, duke qarkulluar në rrugë në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu.

Arma e gjahut, të cilën 55-vjeçari e kishte me leje, u bllokua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë shoqëruan menjëherë në Komisariat shtetasin E. Xh. dhe po kryejnë veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.