Banorët e zonës së Porto-Romanos, thonë se tymi i djegies së plehrave është 24 orë prezent. E si të mos mjaftonte djegia dhe depozitimi i plehrave, në zonën e Porto- Romanos, bashkia po depoziton aty edhe qentë rrugaçë të Durrësit.

Makinat e bashkisë po sjellin këtu në fushën e Porto- Romanos te plehrat edhe qentë rrugaçë që mbledhin rrugëve. Kanë thënë që nuk i vrasin dot dhe për këtë arsye i sjellin këtu. Këta qen po kafshojnë njerëzit, por edhe bagëtinë. Neve na kërkojnë taksa për pastrim – gjelbërim për ambientin, kur këtu vetëm plehra dhe papastërti ka. Ne nuk kemi fuqi si banorë që t’i themi qeverisë mos fut plehrat në Shqipëri. Qeveria nuk shikon këto që janë këtu”, thotë një banor i Porto-Romanos.

Ndjekim videon.

K.H.