Disa ushqime konsiderohen të dobishme për trajtimin e kollës, sepse ato përmbajnë lëndë ushqyese të rëndësishme që mund të rrisin imunitetin dhe të qetësojnë fytin, dhe një ushqim i tillë janë bananet.
Bananet kanë antioksidantë që luftojnë inflamacionin dhe reduktojnë infeksionet. Ato janë të mbushura me vitamina C, B6, kalium dhe fibra dietike, të cilat ndihmojnë në rritjen e imunitetit dhe lehtësimin e simptomave të kollës. Fibra dietike në banane largon toksinat dhe mukozën e grumbulluar nga trupi.
Shurupi i bananes i bërë me mjaltë trajton dhimbjet e fytit, qetëson kollën e rëndë dhe ndihmon në trajtimin e bronkitit, sipas mjekësisë tradicionale indiane. Gjithçka që ju nevojitet për këtë ilaç janë dy banane të pjekura, dy lugë gjelle mjaltë dhe ujë të zier.
Përbërësit:
400 ml ujë të zier
2 banane mesatare të pjekura (me lëkurë me pika të zeza)
2 lugë mjaltë (bli ose akacie)
Përgatitja:
Qëroni bananet, grijini me pirun ose lugë druri dhe përziejini me ujë të valuar. Lëreni të qëndrojë për 30 minuta. Kullojeni masën pasi të ftohet, nëse dëshironi një shurup të pastër. Shtoni mjaltin dhe përzieni derisa të shkrihet. Nëse dëshironi një shurup më të trashë, shtoni më shumë mjaltë. Pini 100 ml shurup disa herë në ditë. Do të ndjeni lehtësim brenda pesë ditëve.
Shënim: Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni këtë shurup