Qindra protestues serbë u mblodhën në orët e para të mëngjesit të së premtes në Zveçan, për të vazhduar protestën kundër kryetarit shqiptar të komunës.

Kujtojmë se Zveçani ishte skenë e përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe ushtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, më 29 maj. Protestat, ditëve të fundit, ishin kryesisht të qeta.

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, kanë marrë pozicionet e tyre në Zveçan.

Aleanca ushtarake e NATO-s ka rritur praninë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas tensioneve që ka shkaktuar hyrja e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.