Rreth një muaj më parë qeveria shqiptare bëri me dije se do të ulej kufiri i taksimit për blerjet online, çka do të thotë se do të paguajmë më shumë në rast se blejmë online mbi 22 euro.
Këtë e ka provuar vetë në kurriz një qytetar, i cili ka blerë një produkt jashtë shtetit, nëpërmjet internetit dhe i është dashur të paguajë një shumë të mirë sapo produkti i ka mbërritur.
Ai bën me dije se vlera e produktit që ka blerë është 96.95 lekë (rreth 70 euro) ndërsa për doganën i është dashur të paguajë 2660 lekë, plus gjashtë mijë lekë për pagesën postare.
Megjithëse i ka paguar këto para pasi i nevojitej produkti, blerësi ka një mesazh shumë të hidhur për kryeministrin Edi Rama.
“Përshëndetje JETA OSH QEF. Për një pako që bleva në internet me vlerë 70€ mu desh të paguaja 2660 lekë doganë. I them EDI RAMËS ME SHOKË IU BËFSHIN ILAÇE DHE KANCER LEKËT E MIA DHE TË TË TJERËVE QË KANË TË NJËJTIN PROBLEM”, – shkruan qytetari.
Për blerjet deri në 22 euro taksimi është zero, ndërsa për ato mbi 22 euro, qeveria nis t’ju “qethë” mirë.