Një tërmet tjetër ka rënë në Turqi me magnitutë 7.7 ballë i shkallës rihter.

Mbi 1200 persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë të janë plagosur. Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kerkimet pasi shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar.

Në rrjetet sociale janë publikuar shumë video ku kërkohet ndihmë nga qytetarët pasi janë bllokuar në rrënoja.

Një nga videot e publikuara së fundmi është një grua e cila e ka të pamundur të lëvizë për shkak se vendi i bllokimit të saj është shumë i ngushtë dhe nuk ka asnjë rrugëdalje.