Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 59-vjeçar ka humbur jetën teksa ka tentuar të rilidhë disa kabllo elektrikë në banesën e tij.

Rreth orës 09:50, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Llampave” në Vlorë, shtetasi Y. B., 59 vjeç, duke tentuar të rilidhë disa kabllo elektrike të këputura, në oborrin e banesës së tij, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.