Një ngjarje e paprecedentë ndodhi në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar në datën 3 shkurt mes Xhivova Skafatit dhe Leonis Roma.Basketbollisti shqiptar Franko Bushati, u bë viktimë e sulmeve raciste nga tifozeri vendase gjatë gjithë ndeshjes, teksa gjykata sportive e Federatës së Basketbollit vendosi të pezullonte me 1 ndeshje pa tifozë pallatin e sportit “Mangano Scafati”.

Ngjarja bëri buje në mediat italiane, ndërkohë që nëpërmjet një reagimi klubi i Xhivova Skafatit nuk ka nguruar të fajësojë basketbollistin shqiptar për ngjarjen, pasi sipas tyre, Bushati i kishte provokuar tifozët.

“Kundër ish-lojtarëve ka gjithmonë agresivitet që mund të tejkalohet ndonjëherë. Vetë basketbollisti është përgjigjur si nga fusha, ashtu edhe nga pankina, duke bërë me dorë gjestin e 3-2, pikët me të cilat në sezonin 2015/2016, kur ishte pjesë e Leonesa Breshia, fitoi në gjysmëfinalen e play-off. Gjyqtarët e ndëshkuan me faull teknik për këtë gjest”, shkruhet ne reagimin e klubit.