Burrat rusë po përpiqen të largohen nga vendi për të shmangur një thirrje ushtarake për luftën në Ukrainë.

Radhët janë krijuar në pikat kufitare që kur Presidenti Vladimir Putin njoftoi një mobilizim të pjesshëm ushtarak të mërkurën, ku mund të thirren 300,000 rezervistë për të luftuar.

Kremlini thotë se raportet për arratisjen e burrave në moshë luftimi janë të ekzagjeruara.

Por në kufirin me Gjeorgjinë, janë krijuar radhë të gjata me milje automjetesh duke përfshirë burra që përpiqen t’i shpëtojnë luftës.

Disa nga ata që shkojnë në vendin fqinj kanë përdorur biçikleta për të anashkaluar linjat e makinave dhe për të shmangur ndalimin e kalimit në këmbë.

Një nga këta burra, i cili nuk donte identifikohej tha për BBC se kishte pritur mbi 15 orë për të kaluar.

“Do të thyej krahun, këmbën… çdo gjë për të shmangur draftin,” tha ai.

Gjeorgjia është një nga vendet e pakta fqinje ku rusët mund të hyjnë pa pasur nevojë të aplikojnë për vizë. Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km me Rusinë, kërkon një vizë për udhëtim dhe gjithashtu raportoi një rritje të trafikut gjatë natës, por tha se ishte në një nivel të menaxhueshëm.

Destinacione të tjera të arritshme nga ajri, si Stambolli, Beogradi ose Dubai – kanë parë që çmimet e biletave janë rritur në qiell menjëherë pas shpalljes së thirrjes ushtarake, me disa destinacione të shitura plotësisht.

Mediat turke kanë raportuar për një rritje të madhe të shitjeve të biletave me një drejtim, ndërsa fluturimet e mbetura drejt destinacioneve pa viza mund të kushtojnë mijëra euro.