Ambasadori rus në Beograd: Sipas ligjeve ndërkombëtare, Kosova është pjesë e Serbisë

05/11/2017 - 15:44

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Cepurin pretendon se sipas ligjeve ndërkombëtare Kosova është pjesë e Serbisë. Këto deklarime Cepurin i ka bërë në një intervistë për gazetën ruse “Sputnik”.

"Për çështjet e rëndësishme Rusia dhe Serbia kanë interesa të përbashkëta. Sa i përket Kosovës, sipas të gjitha ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare, Kosova mbetet pjesë e Serbisë, dhe ne e mbështesim integritetin serb", tha Cepurin, transmeton lajmi.net.

Fokusin kryesor në intervistë, ambasadori rus e pati tek deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan Hoyt Yee, i cili tha se Serbia nuk duhet të ulet në dy karrige, duke aluduar te BE-ja dhe Rusia.

Cepurin ka thënë se deklaratës së Yee nuk duhet ti kushtohet shumë rëndësi, pasi është e ekzagjëruar.

“Një vizitë diplomatike është e ministrit, kryeministrit apo presidentit. Vizita e Yee nuk mund të karakteriziohet si vizitë zyrtare, por udhëtim apo udhëtim pune”, tha me ironi Cepurin.

Ambasadorui rus tutje pretendon se qëndrimi i zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan, nuk e ëprfaqëson qëndrimin zyrtar të shtetit të Amerikës.

Cepurin deklaroi se Amerika nuk duhet të sillet sikur të ishte pjesë e Bashkimit Evropian.

“Përshtypja është se Amerika është përfaqësuese e BE-së, por situata nuk është krejt e qartë. SHBA është jashtë Bashkimit Evropian. Ne dhe shumë vende tjera kemi punuar dhe bashkëpunuar për të mirën e BE-së”, deklaroi ambasdaori rus.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

“Ne e njohim Kosovën si një vend të pavarur dhe sovran.

Sulmohet një autobus policor dhe stacioni i policisë në Omonia, Athinë.

Djali i një deputeti të njohur në Greqi dhe dy oficerë të policisë helene dyshohet se luajtën një rol kyç në grupin 11-anëtarësh greko-sh

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Selanikun mesditën e sotme.

Policia greke ndoqi një mjet që vinte nga kufiri gjelbër dhe e ndaloi në Tyria, Janinë.

Autostrada Shkup - Bllacë do të ndërtohet përmes Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) dhe ribalanci i Buxhetit aspak nuk do

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë të shtunë në veri të Greqisë.

Komisioni parlamentar për çështje kushtetuese në Maqedoni i hapi rrugën debatit në seancë plenare të parlamentit mbi projekt-amendamentet

Ideja për korrigjimin apo ndarjen e kufijve është ide e dështuar e cila e rrezikon edhe sovranitetin e Kosovës.

Presidenti grek, Prokopis Pavlopulos theksoi edhe një herë se vetëm kur Shkupi të përfundojë me ndryshimet kushtetuese mund të anëtarëso