Formatimi i qeverisë, Ahmeti dhe Zaev takim kokë më kokë

22/05/2019 - 07:46

Filluan takimet për “ fshesën” e paralajmëruar nga kryeministri. Takimi sy më sy mes partnereve të koalicionit Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti nuk zgjati më shumë se 60 minuta. Kryetari i BDI-së, shmangu derën kryesore dhe  duke ardhur e larguar pa u parë nga askush.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi Zaev- Ahmeti ishte vetëm fillimi i bisedimeve për detektimin e dobësive të caktuara tek një pjesë e zyrtarëve të pushtetit ekzekutiv. Këto ndryshime do të përfshijnë të gjithë sektorët qeveritarë.

Njoftimi i Qeverisë
“Në takim janë dakorduar që të vazhdojnë konsultimet në të dyja partitë politike, në krye të së cilës janë dy liderët, pas të cilave do të vazhdojnë bisedimet. Qëllimi i takimit është gjetja e zgjidhjeve kadrovike për përforcimin e kapaciteteve të institucioneve, me qëllim të arritjes së rezultateve më të mira ekonomike dhe plotësimin e pritshmërive të qytetarëve”

Para takimit kryeministri Zaev sqaroi se kur flitet për ndryshime, nuk u referohet partive me të cilat është në koalicion, por personaliteteve të cilët nuk kanë përmbushur nevojat e institucioneve dhe qytetarëve.

Do të vijë koha që të shpalosen detaje. Flasim për arrogancë, mos përmbushje të nevojave të institucioneve dhe pritjeve të qytetarëve. Flasim për persona dhe jo për përfaqësues të partive politike apo të institucioneve. Për të gjithë ata që kanë treguar lëshime në funksione, është mirë që të mendohet dhe të ndryshohen- deklaroi Zoran Zaev, raporton Alsat.

Në suaza të rikonstruimit, Zaev gjatë ditëve në vijim do të takohet edhe me liderët e tjerë të partive në koalicionin qeverisës. Vendimet e para do të merren në pjesën e parë të muajit qershor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha për mediat vendase se javën e ardhshme në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, do të ketë t

Federata e Futbollit të Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga federatat ndërkombëtare të futbollit, si UEFA dhe FIFA, lidhur me

Mjekët në Qendrën Klinike të Shkupit nën moton “Stop dhunës ndaj punonjësve të shëndetit” kanë dalë në rrugë duke protestuar.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha sot pas takimit me kryeministren serbe, Ana Brnabic se procesi i zgjidhjes së çështjes së Koso

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç do të zhvillojë sot një takim me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për grupin e njohur si i Kumanovës, i cili më 2 nëntor 2017 ishte d

Faza finale e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë mund të prodhojë një garë mes fuqive të mëdha.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarvoski ka përsëritur sot qëndrimin e tij kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e ko

Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të vo

Serbia është e lumtur për faktin që Vatikani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.