Greqia vijon të ketë shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Në 24 orët e fundit bëhet me dije se kanë rezultuar pozitivë ndaj virusit 2 093 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë 96 të tjera.

Sipas autoriteteve shëndetësore vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spital për shkak të Covid-19 765 persona.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i të infektuarve me Covid ka arritur në 352,027 raste mes të cilëve kanë humbur jetën 10,764 pacientë.