Greqia në zgjedhje/ Tsipras drejt largimit nga pushteti

05/07/2019 - 21:14

Qytetarët grekë do t’u drejtohen kutive të votimit këtë të diel në zgjedhje parlamentare të parakohshme, pasi partia në pushtet e krahut të majtë Syriza, pësoi një humbje të thellë në zgjedhjet evropiane dhe ato lokale te muajit të fundit.

Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili erdhi në pushtet me platformën për daljen e vendit nga kriza gjashtë vjet më parë, reflektoi humbjen e partisë së tij duke kërkuar menjëherë zgjedhje të parakohshme.

Kreu i opozitës Kiriakos Mitsotakis nga ana tjetër premton taksa më të ulëta, privatizim më të madh të shërbimeve publike dhe plane të reja për të rinegociuar një marrëveshje me kreditorët e Greqisë që do të lejonin më shumë para për t’u riinvestuar në vend.

Tsipras, gjithashtu ka premtuar më shumë investime dhe kohët e fundit ka rritur pensionet. Politikat e tij të investimit do të duhej gjithashtu të rinegociohen me kreditorët, pasi vendi mbetet ende nën mbikëqyrjen e eurozonës.

Fakti që Greqia doli nga programi i shpëtimit në gusht 2018, nuk e bëri qeverinë e Ciprasit më popullore. Popullariteti i ciprasit ra ndjeshëm pas marrëveshjes së prespës vitin e shkuar ku emri i ri maqedonia e veriut e përfshin termin maqedoni, një pretendim grek të cilin qytetarët e saj nuk e pranojnë. Sondazhet e opinionit treguan se dy të tretat e grekëve ishin të pakënaqur me emrin, për shkak të ngjashmërisë së saj me rajonin grek të veriut të Maqedonisë.

Por verën e shkuar, përvec daljes nga kriza dhe nënshkrimit të marrëveshjes së prespës, një zjarr i madh vdekjeprurës goditi fshatin bregdetar të Matit në bregun lindor të Greqisë, një zonë jo shumë larg Athinës dhe një destinacion turistik, ku 100 njerëz humbën jetën. Shkak për numrin e lartë të viktimave ishin edhe gabimet nga ana e autoriteteve lokale. Prokuroria nxorri në pah se kishte një mungesë absolute të komunikimit, kaos dhe një kolaps të sistemit, pasi zyrtarët kishin bërë gabime të pafalshme.

Për shumë arsye sondazhet i japin Kiriakos Micotakis një diferencë komode prej 8 perqind kundrejt kryeministrit aktual Tsipras, i cili pritet të ndëshkohet me votë ndërkohë që partia më e madhe opozitare Demokracia e Re është drejt marrjes së shumicës dërrmuese në parlament.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i është përgjigjur një takimi urgjent me iniciativën e presidentit francez Emanuel Macron, në të ci

Beqarët e vjetër maqedonas dhe serbët vazhdojnë të martohen me femra shqiptare duke paguar shuma të majme parash.

Atletet e kryeministrit Rama në samitin e Ohrit kanë tërhequr vëmendjen e mediave maqedonase.

Një pllakë përkujtimore për komandantin e korpusit të Novi Sadit të ish-ushtrisë jugosllave, Mlladen Bratiç, i cili ka udhëhequr sulmin n

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka thënë në Gjenevë se për Serbinë është shumë e rëndësishme heqja e pengasave për lëvizjen e mall

Jani dhe Vasilia Katsifa, prindërit e Konstantinos Katsifas i kanë kërkuar kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis përmes një letre që të

Drejtori i Zyra serbe për Kosovën, Marko Gjuriç deklaroi se Mitrovica është një nga themelet e mbrojtjes së identitetit të popullit serb.

Në vitin 2020, Serbia planifikon të dërgojë në Kosovë rreth 89 milionë euro të parave të taksapaguesve të saj.

Njerëzit në Maqedoninë e Veriut janë të zhgënjyer nga BE dhe kryeministri i tyre. Besimi te demokracia është tronditur thellësisht.

Zgjerimi i BE ka vdekur me kohë, Macron vetëm e ka varrosur, thotë njëra palë. Politikë shkatërrimtare, thonë të tjerët.