Infermierët paralajmërojnë dorëheqje masive në Spitalin Infektiv të Maqedonisë së Veriut

30/09/2020 - 17:31

Infermieret në Klinikën infektive paralajmërojnë dorëheqje masive. Nga shoqata e motrave Medicinale thanë se kriza e pandemisë është vetëm “maja e ajsbergut”, siç u shprehën, e padrejtësive të bëra ndaj tyre. Infermieret ankohen se janë të ngarkuara me punë në repartet spitalore dhe me orare të tejzgjatura pa asnjë përfitim shtesë. Nga Shoqata e motrave medicinale kërkojnë që të miratohet ligji për të rregulluar veprimtarinë e tyre.

Në kushte të tilla, shumë gjëra bëhen nga infermierët dhe reputacioni i këtij profesioni është shkatërrohet plotësisht, thotë Gordana Beshliovska, kryetare e kësaj Shoqate. Ajo alarmon se shumica prej infermiereve janë duke kompletuar dokumentet dhe duke bërë valixhet gati për largim drejt vendet e Evropës Perëndimore.

“Kjo nuk është diçka që po ndodh vetëm tani në një kohë pandemie, ky është një problem dekada i vjetër. Infermieret nuk kanë përkufizim të punës së tyre dhe nuk i dinë detyrat e tyre. Pandemia do të marrë fund, ne do të përballemi me një largime edhe më të madhe. Informacioni ynë për momentin tregon se shumë prej tyre tashmë janë duke marrë provime përfundimtare në vendet fqinje dhe po presin vetëm fundin e pandemisë dhe largimin e tyre- deklaroi Gordana Beshliovska, Kryetare e Shoqatës së Infermiereve.

Ministri Filipçe beson se stresi dhe lodhja e shtuar janë arsyeja e mosmarrëveshjes në këtë spital. Ai fillimisht tha se këtyre tri infermiereve ua kanë dhënë pushimin vjetor, në mënyrë që të bëhet riformulimi i orareve të punës. Por, sipas tij, zgjidhja afatgjate do të bëhen përmes kornizave ligjore.

“Jo, absolutisht nuk pajtohem se janë të degraduara në asnjë mënyrë! Përkatësisht, investimet tona e demantojnë këtë. Ne jemi të vetëdijshëm se sa janë të rëndësishme në sistemin tonë, ndihmuam në formimin e të Odës së motrave medicinale, për herë të parë në vendin tonë. Atje kanë filluar të bëjnë një regjistër dhe pas saj licencimin e të gjitha infermierëve, të cilat punojnë në vendin tonë- pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Të gjitha këto reagime erdhën pasi që Infermierja kryesore dhe dy motra të tjera medicinale dhanë dorëheqje nga Klinika Infektive në Shkup. Filipçe zhvilloi dy takime të ndara me infermieret në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje në prag të valës së re të vjeshtës me virusin korona./alsat-m

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Greqia po kalon një valë të dytë nga COVID-19 edhe më të frikshme se e para.

Trupat e dekompozuar tragjikisht të shtatë personave të cilët mund të jenë strehuar aty, u gjetën të premten brenda një dërgese plehrash

Rritja e numrit të infektimeve në Greqi ka detyruar autoritetet shëndetësore fqinje që të forcojnë masat me qëllim mbajtjen nën kontroll

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim t

Është shoqëruar me debate të ashpra mes kryeministrit të Kosovës Avullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, Forumi i Sigurisë i

Maqedonia e Veriut ka raportuar sërisht shifra të larta të infektuarish me COVID-19.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis sapo njoftoi masat e reja ndaj koronavirusit për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronaviru

Autoritetet bullgare sot urdhëruan banorët të mbanin maska mbrojtëse në rrugë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Ivica Daçiç është zgjedhur kryetari i parlamentit të shtetit të Serbisë.

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes në Zakynthos të Greqisë janë ndjerë lëkundje të forta tërmeti