Palmer pas takimit me Zaev: Vendi i Maqedonisë së Veriut, në Bashkimin Evropian

31/10/2019 - 11:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbështesin perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Kështu ka deklaruar i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pas takimit në Shkup me kryeministrin, Zoran Zaev.

"Mesazhi jonë është se SHBA-ja është partnere dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar në këto raporte me Maqedoninë e Veriut dhe integrimin e saj në NATO dhe BE", ka deklaruar diplomati amerikan në një prononcim për mediat.

Ai theksoi se gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, dhe takimeve me drejtuesit e institucioneve dhe të partive politike, është riafirmuar përcaktimi i përgjithshëm se për vendin nuk ka alternativë tjerë përveç integrimit euroatlantik.

"Ne në vazhdimësi kemi deklaruar se Marrëveshja e Prespës është shumë e rëndësishme dhe se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin pasi ka rëndësi të madhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe se zbatimi i saj duhet të vazhdojë", ka deklaruar Palmer.

Marrëveshja e Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, mbylli kontestin e më shumë se dy dekadave mes dy vendeve fqinje për çështjen e emrit me ç`rast shteti u emërua Maqedonia e Veriut.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin perëndimor tha se është takuar edhe me ambasadorët e shteteve të Evropës Juglindore me të cilët ka biseduar për zhvillimet e mëtejme në rajon, si dhe për vendimin e fundit në samitin evropian në Bruksel.

Vizita e diplomatit amerikan në Shkup bëhet disa ditë pasi Këshilli Evropian refuzoi të caktojë datën e fillimit të bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Departamenti amerikan i Shtetit kishte shprehur zhgënjimin lidhur me këtë vendim të BE-së.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vetëm 5 raste të reja me koronavirus  u konfirmuan sot në Greqi, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Greqia ka publikuar listën me 29 shtete që do të hapë kufijtë për turizëm duke filluar nga 15 qershori.

Janë rritur në mënyrë drastike rastet dhe viktimat nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.

Deri para Luftës II Botërore kur nazistët vranë rreth 97 përqind të hebrenjve që jetonin aty, Selaniku njihej si “Jeruzalemi i Ballkanit”

Pas deklaratës së djeshme të zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë se “ata që pretendojnë se janë djepi i kulturës, du

Serbia bën një hap përpara drejtë rikthimit në normalitet!

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme ku ka vendosur për ta shkarkuar Sulejman Re

Lidhja e Biznesit të Veshjes së Gatshme Greqi i bëri sot thirrje qeverisë greke të hapen kufijtë tokësorë me Shqipërinë, Bullgarinë dhe M

Ish- kryeministri maqedonas, Zoran Zaev kërkon zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 5 korrik.

Kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markovic ka njoftuar se shteti malazez ka lajmëruar se vendi i tij do të hapë kufijtë e saj më 1 qersho