Dy tifozë të ekipit të Malit të Zi, Buducnost, kanë vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur pasi makina e tyre përfundoi në humnerë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat lokale, që konfirmojnë se viktimat janë të rinjtë, Miljan Bobicic dhe Marko Lazarevic. Ndërkohë, sipas asaj që shkruan “Vijesti.me”, të plagosurit janë Jovan Boljevic, 20 vjeç, Dragan Bulatovic, 20 vjeç dhe Ilija Jevric, 18 vjeç.

Gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë. Pesë tifozët po udhëtonin drejt Grbalj për të qenë në stadium në mbështje të ekipit të tyre të zemrës, Buducnost.

Megjithatë, një përplasje kokë më kokë me një automjet tjetër, tip “Wolkswagen” bëri që mjeti të humb kontrollin dhe të “fluturojë” drejt humnerës. Ekipi i tyre i zemrës fitoi me shifrat 4-0, teksa “mbuloi” në zi rrjetet e saj sociale.