Vuçiç: Do të tentojmë të bëjmë kompromis me Kosovën nëse shfuqizohet taksa

11/02/2019 - 07:34

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nëse Kosova e shfuqizon taksën, Serbia do të përpiqet të bëjë kompromis.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës së sotme, ka thënë se shteti i tij gjithmonë do të tentojë që të bëj kompromis me Kosovën vetëm nëse kjo e fundit e shfuqizon taksën që ka vendosur ndaj mallrave serbe.

“Ne po presim që të shfuqizohen këto tarifa të pavlera. Nëse nuk i ndalojnë ato, do të jetojmë me këtë problem, do të jetojmë me këto probleme dhe do të ndihmojmë popullin tonë në Kosovë, e nëse i heqin ato, ne gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë një kompromis, por kurrë nuk do të lejojmë që askush të shkatërrojë Serbinë dhe të mendojë se Serbia është e vogël dhe e dobët dhe se mund ta poshtërojë atë që nga 2012-ta”, ka thënë sot Vuçiq, i cili shtoi se ai nuk mund të flasë sikur të tjerët pasi thotë se nuk është gënjeshtar, transmeton Lajmi.net

“Ne do të punojmë së bashku”, tha tutje Vuçiq, duke shtuar se Serbia gjithmonë do të tentojë të bëjë kompromis me kosovarët, nëse shfuqizohet taksa doganore.

Ndryshe që nga 21 nëntori i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte futur në fuqi taksën prej 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, kurse më vonë, Qeveria kishte marrë vendim që në këtë taksë të përfshihen edhe brendet e njohura botërore të cilat hyjnë nga këto dy shtete.

Që nga vendosja e taksës Serbia ka bllokuar edhe bisedimet me Kosovën.

Ndërkaq heqjen apo pezullimin e taksës nga Kosova e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimi Evropian, pasi që në këtë mënyrë sipas tyre, do të mund të vazhdohet edhe dialogu me Serbinë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Valës më të fuqishme të nxehtësisë së kësaj vere në rajonin tonë po i vjen fundi, megjithatë duhet pritur deri sot pasdite vonë.

Mali i Zi, banorët e të cilit njihen për shifra të larta të konsumimit të duhanit në Evropë, ka ndaluar pirjen e cigares në vendet e mbyl

Gjatë kësaj jave Kosova dhe Serbia morën paralajmërime nga shtetet e Quintit.

Greqia nuk po gjen qetësi. Pas tërmetesh të fortë shteti helen po kërcënohet nga zjarret masive.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë një konference për shtyp, duke iu përgjigjur gazetarëve për rastin “Reket”, tha se

Universiteti Ndërkombëtar në Strugë, zhvillon trajnimet në drejtimin Kriminalistikë dhe Detektiv, në ambientet universitare, laborator kr

Prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila është pjesë e PSP-së, sot dëshmoi në Prokurori për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrups

Mëngjesin e kësaj të hëne, një tjetër termet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë.

Shteti grek vazhdon përballjen me flakët e zjarrit të shkaktuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë.

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut në mesazhin me rastin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për paqe, solidaritet, m