Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se asociacioni duhet të formohet me kompetenca ekzekutive jo si OJQ.

Kjo deklaratë e Vuçiç u bë në konferencën e përbashkët për media me Emisarin e BE-së, Lajcak.

“Nëse teoria që tani gjithçka duhet të jetë në përputhje me kushtetutën, atëherë për çfarë kemi negociuar? 10 serbë mund të formojnë një OJQ në përputhje me kushtetutën e Kosovës. Atëherë pse i kemi udhëhequr negociatat”, –ka thënë Vuçiç në konferencën me Lajçak. Vuçiç ka thënë se Marrëveshja për Asociacioni është nënshkruar para shtatë vjet e gjysmë dhe Kosova akoma se ka implementuar.

Sipas Vuçiçit ekipi negociator i Kosovës ka propozuar statutin për Asociacionin.

“Ata thonë që nuk ka qenë në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës. Kujt i bëhet vonë?”, – ka thënë Vuçiç.