Zaev shpreson të zgjidhet çështja e emrit me Greqinë

Postuar: 14/11/2017 - 10:00

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha mbrëmë se shpreson se Shkupi dhe Athina së shpejti mund ta gjejnë zgjidhjen për kontestin e gjatë me dekada lidhur me çështjen e emrit.

Greqia argumenton se emri Maqedoni implikon pretendime territoriale ndaj një rajoni grek me të njejtin emër dhe për shkak të kësaj çështjeje, i ka bllokuar përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Më 20 dhe 21 nëntor do të bëhet takimi i parë me të dërguarin e Kombeve të Bashkuara, Matthew Nimitz, dhe shpresoj se ne do të gjejmë zgjidhje e jo ta vonojmë atë”, tha mbrëmë në Lubjanë kryeministri, Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar, raporton agjencia Reuters.

Kryeministri Zaev tha se shpreson se bisedimet për pranim në BashkiminEvropian do të fillojnë vitin e ardhshëm.

 Takimi me palën greke në muajin nëntor, do të jetë i pari prej se Zoran Zaev është kryeministër i Maqedonisë. /REL/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi sot marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”, me 69 vota pr

   Projektligji për marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë u miratua nga Komisioni për Çështje Evropiane në Kuvend, duke i hapur rrugë k

Kuvendi maqedonas miratoi propozim ligjin për marrëveshjen për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Policia greke ka arrestuar deputetin e Agimit të Artë, Kostas Barbarousis.

Bilanc negativ nga protesta e djeshme në Manastir të Shkupit, për emrin e ri të Maqedonisë.

Është nënshkruar marrëveshja historike për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë. Nga pala e Shkupit, përfaqësues që nënshkruajti ishte mini

Maqedonia dhe Greqia sot nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Maqedonia dhe Greqia të dielën nënshkruajnë marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

   Këshilli i Shoqatës Europiane të Universiteteve në një takim të mbajtur në Bruksel, e pranoi aplikimin e UNS për anëtarësim të plotë n

Gazetari Stefan Cvetkoviç është zhdukur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes.