Teksa po shënohen dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, Kryeministri Edi Rama bën me dije se qeveria do të akordojë 1 miliard lekë më shumë subvencion të qirave për tërmetin.

Krahas fotos në “Facebook” dhe me disa hashtag-e kreu i qeverisë shkruan “buxheti 2022. Shqipëria e ardhmja jonë”.

Kujtojmë që sot do të zhvillohet një seancë maratonë ku do të vendoset dhe votohet përfundimisht për buxhetin e vitit 2022.