TIRANE, 22 mars 2013 – Kreu i PS-së, Edi Rama ka përsëritur sot përmes një postimi në profilin e tij në Twitter se vendit i duhet rilindje.
Duke reaguar pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha me rastin e 22 marsit, ditës së demokracisë, Rama pyet shqiptarët nëse vendi sot është më i pastër se 21 vite më parë.
“A është Shqipëria më e pastër se në 22 mars ’92? Po plazhet, kodrat, pyjet, ujërat, toka e bukës, monumentet e kulturës më të mbrojtura?”- shkruan Rama në Twitter.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





