6 maj 2015 – Kryeministri Rama bën ironi sërish me kandidaten rivale për Bashkinë e Durrësit. “Vangjush Dako ka bërë aq shumë për Durrësin, sa nuk është çudi që edhe kandidatja rivale t’ia japë…”, u shpreh kreu i qeverisë, duke nënkuptuar votën.

Rama ndodhet në Durrës për të prezantuar kandidatin e majtë, Vangjush Dako, i cili kërkon mandatin e tretë për qytetin bregdetar.

Vetë Dako u shpreh se për qytetin e Durrësit është bërë dhe do të bëhet shumë. Ai mohoi akuzat e deputetit Spaho për “pasaportizim” në Durrës të qytetarëve nga zona të tjera, duke thënë se ata që kanë dokumentacionin si banorë të Durrësit kanë vite në këtë qytet.

“Po vjen dita kur shumë banorë të zonave të tjera do të kërkojnë punë në Durrës”, tha Dako. Ai renditi një sërë arritjesh gjatë qeverisjes së tij, kryesisht në infrastrukturë.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”