Tiranë, 23 maj 2014 – Në prag të vendimit të Bashkimit Europian, për t’i dhënë apo jo Shqipërisë statusin e vendit kandidat, Kryeministri Edi Rama bën të ditur se BE ka shprehur përgëzime inkurajuese për rezultatet kundër krimit dhe korrupsionit në vend.
Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama falënderon ministrat e ngarkuar me detyrat e BE-së.
“Përgëzime inkurajuese nga BE për rezultatet kundër krimit & korrupsionit. Flm ministrave të ngarkuar me detyrat e BE për punën këmbëngulëse”- shkruan kryeministri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





