Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet e tij sociale se bonusi i pranverës për pensionistët nis që nga data 1 mars.
Rama u shpreh se bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave të kësaj qeverie.
“Bonusi i pranverës për pensionistët nis më 1 mars. Bonusi i dytë për pensionistët është rezultat i reformave tona”, tha Rama.