Kryeministri Rama e ka nisur diten e parë të kësaj jave në përshënetjen e tij në rrjetet sociale, me historinë e punësimit të një gruaje me emrin Arjana Murrja nga Fushë-Kruja.

Ajo ka qenë prej 10 vitesh me ndihmë ekonomike, por se fundi pasi shkoi në zyrat e punës, ka gjetur punë në një fabrikë në qytetin e saj.

Unë isha me ndihmë ekonomike 10 vjet, 67 mijë lekë veti i pestë. Erdha këtu, paguhem 260 me sigurime me të gjitha. Përsëmbari, të punosh që të jetosh”, thotë ajo.

Mesazhi i Ramës:

MIRËMËNGJES  dhe me buzëqeshjen prekëse të Arjanës, një nënë e re që filloi punën pas 10 vjetësh të humbura në ndihmë ekonomike, ju uroj një javë të mbarë