Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të enjte punimet në “Lungomare 3”. Kreu i qeverisë ishte i shoqëruar nga kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Përfaqësuesit që po merren me zbatimin e projektit tha se kjo vepër do të jetë e përfunduar në vitin 2025.

Ndërkohë sipas kryeministrit Edi Rama kthimi në pedonale i asaj zone do t’i japë një tjetër zhvillim.

“Kthimi i kësaj në pedonale do të jetë një spektakël i paparë. Do ta bëjë këtë zonë si ato zonat më të populluara gjatë plazhit në Spanjë e në Greqi.

Nëse kërkojnë ndërhyrje serioze dhe tani jemi gati që ta bëjmë ndërhyrjen serioze edhe Orikumin, edhe për Borshin edhe për Ksamilin, por këtu një herë potenciali është i jashtëzakonshëm dhe kjo vijë bregdetare, bashkë me Orikun atje zonë arkeologjike, bashkë me pjesën që shtrihet në anën këtej që nuk përdoret, bashkë me çfarë do sjellë më tutje zhvillimi këtu që duhet parashikuar, kjo do të mbledhë gjithë dynjanë. Nga Radhima deri këtu do jetë një shpërthim”, u shpreh Rama.

Projekti “Lungomare 3” do të shtrihet përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Radhimë-Orikum.