Kryeministri Edi Rama u shpreh se, qeveria kërkon të bashkëpunjë me qytetarët duke ndarë bashkë të ndarë faktet dhe jo duke ‘fluturuar aty ku faktet nuk kanë asnjë vlerë’.
Në poskastin e tij si çdo të dielë, Rama tha se, po diskutohet për një projekt, i cili ende nuk është gati por duhet të trajtohet si një projekt i cili mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar.
Në mbyllje të këtij fjalimi , Rama theksoi përparësinë e diskutimeve duke lënë mënjanë zhurmën mediatike që sipas tij e shkëputet nga thelbi i çështjes.
Dekarata e Ramës:
“Unë jam këtu, ne jemi këtu për të bërë së bashku më të mirën për Shqipërinë, për natyrën, për Zvërnecin, për flamingot, por ama për të bashkëpunuar me realitetin, jo jashtë realitetit. Për të ndarë së bashku faktet dhe jo për të fluturuar në një territor ku faktet nuk kanë asnjë vlerë. Dhe mbi të gjitha për të diskutuar për një projekt, i cili ende nuk është gati dhe për t’u marrë me mënyrën se si projekti mund të bëhet sa më i shkëlqyer dhe jo për ta rrëzuar, ndërkohë që ai është në lindje e sipër.
Besoj që ky shënim, ose më saktë kjo hyrje në këtë bllok shënimesh, është e mjaftueshme për ta quajtur bllokun të mbyllur për sot, sepse çdo gjë tjetër e keni mësuar nga burimet e tjera të lajmeve, nëse keni mësuar, por edhe në mos e paçi mësuar akoma, është më pak e rëndësishme sesa prezantimi me Fabrice del Dongo. Shumë faleminderit!”





