Kryeministri Edi Rama shprehet se konflikti në veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike. Në një postim në rrjete sociale, Rama ndau këto pamje gjatë takimit që zhvilloi me Ursula von Der Leyen, kryeministrin holandez Mark Rutte e presidentin serb Aleksander Vuçiç, në Moldavi.

“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, thotë kryeministri në postimin e tij.