Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun Albin Kurti, Rama përmendi edhe avionët e helikopterët ushtarakë të Serbisë që dy ditët e fundit kanë fluturuar pranë kufirit me Kosovën në Jarinjë.

Këto manovra të Serbisë, Rama i konsideron propagandë për politikë të brendshme në Beograd.

“Ballkani i Hapur nuk është asgjë përveç se matrrja në zotërim e Procesit të Berlinit dhe përshpejtimi i tij. Duke mos pritur që të na mbledhin një herë në vit në kryeqytete të ndryshme, por duke çuar përpara zbatimin e këtyre nismave të nevojshme. Padiskutim që e kuptoj shumë mirë se Kosova e ka të nxehtë plagën dhe se historia është shumë e afërt, por forca duhet të jetë shumë e madhe për të parë më tutje sepse Kosova e ka fituar luftën. Lufta ka mbaruar. Ato avionët dhe helikopterët që vijnë vërdallë atje janë për ushqim propagandistik brenda Serbisë, se Kosovës nuk kanë çfarë i bëjnë”.