Porositë e kryesocialistit Edi Rama kanë qenë të shumta këtë fillimjave në mbledhjen e grupit parlamentar të selisë rozë, që u parapri me mbledhjen e Kryesisë së grupit. Balkan Web shkruan se në ditët në vijim, Rama ka paralajmëruar analizat 6-mujore të çdo ministrie, për të parë se ku është puna e qeverisë deri më tani.

Po të njëjtat burime, pohojnë se socialistët janë nxitur që të ndjekin me vëmendje çështjen e financimit rus për Partinë Demokratike, në këmbim të lobimit në favor të saj.

Nga ana tjetër, në mbledhjen e grupit, deputeti Taulant balla mësohet të ketë prekur edhe çështjen e akuzave të Partisë Demokratike në adresë të deputetit Alket Hyseni, për çështjen e pronave në Dhërmi.

Ai mësohet të ketë thënë se deputeti Hyesni duhet të sqarojë situatën e tij. Fill pas kësaj ka reaguar deputeti Hyseni, i cili tha se “Pronën e shkëmbeva në natyrë, gjyqin e fituam 8 herë”.

“Atëherë, dil dhe sqarojë publikisht”, i tha kryeministri Rama.

Porosi u është dhënë edhe deputetëve të tjerë socialistë për t’u shpërndarë nëpër zona, dhe që të jenë aktivë, dhe pse zgjedhjet lokale janë pothuajse një vit larg.