Kryeministri Edi Rama do të takohet me kryebashkiakët dhe drejtuesit politikë të qarqeve. Kreu i qeverisë mësohet se do të takohet me ta në Durrës në datat 7 dhe 8 tetor.

Nuk dihet se çfarë do të diskutohet mes tyre, por takimi vjen në kuadër të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme Presidenti Bejram Begaj do të nisë konsultimet me grupet parlamentare për të vendosur datën e zgjedhjeve.